Kovaçevski: Në RMV 1.650 produkte me shkallë të privilegjuar të TVSH-së prej 5%!

VIZITË KOMPANISË SHFRYTËZUESE TË NDIHMËS SHTETËRORE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me Zv/Kryeministrin për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë vizituar një market që shfrytëzon ndihmë shtetërore në kuadër të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve.

Vazhdojmë serinë e vizitave të tregut vendor për ta dëgjuar zërin e kompanive për masat që I propozojmë – tha Kryeministri Dimitar Kovacevski gjatë vizitës së një marketi që shfrytëzon ndihmë shtetërore

“Dëgjojmë mendimet e tyre, nevojat dhe miratojmë masa në dobi të qytetarëve. Përmes “ngrirjes” së cmimeve të produkteve bazë dhe uljes së tyre me “cmimin e garantuar” si dhe me vendimin qeveritar për të saktësuar shkallën e provilegjuar të TVSH-së prej 5%, krijuam bazë solide që të arrijmë inflacionin prej 5% deri në fund të vitit që mendoj se është reale dhe e arritshme” – deklaroi Kovaçevski.

Nga viti 2021 kjo kompani është pjesë e Ligjit për mbështetje financiare të kompanive e cila në 5 vitet e fundit ka investuar 500 milion euro në ekonominë e vendit.

„Jo vetëm me shkallë të privilegjuar tatimore prej 5%, standardin e qytetarëve sistematikisht do ta mbrojmë edhe me Ligjin për parktika jo të ndershme tregtare, ku nga tregu do ta mënjanojmë sjelljen joetike që dëmton fuqinë blerëse” – tha Bytyqi.

Nga Inspektorati Shtetëror I Tregut, thanë se Inspektorët vazhdimisht janë në terren dhe u aknë bërë thirrje qytetarëve që nëse vërejnë mosrespektimin e masës për çmim të garantuar ose shkelje tjera të ligjeve, t`i denoncojnë në Inspektoratin e Tregut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share