Kovaçevski: Ne kemi filluar negociatat me BE-në dhe nuk ka kthim prapa, kërkesa për referendum është e parëndësishme
Referendumi i kërkuar nga Hristijan Mickoski është vetëm për përdorim të brendshëm partiak dhe politik në VMRO-DPMNE, sepse është kundër anëtarësimit në BE dhe kjo kërkesë është e parëndësishme, ne kemi filluar negociatat me BE-në dhe nuk ka kthim mbrapa, deklaroi kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në selinë e LSDM-së në Tetovë.
Republika e Maqedonisë së Veriut i filloi negociatat dhe ne i filluam me gjuhë të pastër maqedonase, me identitet të mbrojtur, të shkruar në letër dhe të konfirmuar nga përfaqësues të Komisionit Evropian. Ky vend që nga dita e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, nisi rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nga ajo rrugë nuk ka as kthim mbrapa, as majtas, e aq më pak djathtas në Lindje, andaj kërkesa e VMRO-DPMNE-së për njëfarë referendumi kundër anëtarësimit në BE është krejtësisht e parëndësishme”, theksoi Kovaçevski.
Kovaçevski shtoi se VMRO-DPMNE ishte parti që ishte kundër anëtarësimit në NATO, dhe tani bashkë me partnerin e ri të koalicionit E Majta janë partitë e vetme që janë kundër anëtarësimit në BE dhe këtë e kanë treguar edhe në Kuvend me konkluzionet. që siguroi që të votohej fillimi i negociatave me BE-në./KlanMacedonia/