Kovaçevski: Me vazhdimin e negociatave me BE-në ulet korrupsioni

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

Vazhdimi i negociatave me Bashkimin Evropian është njëra ndër mënyrat e uljes së korrupsionit, porositi lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Ai në një intervistë për Sloboden Pecat tha se, pushteti nuk duhet të ketë asnjë ndikim ndaj gjyqësorit dhe ndërhyrja e politikanëve por edhe të një pjese të komunitetit të biznesit dhe një pjese të nëntokës së krimit, e cila sipas tij është e infiltruar në një pjesë të madhe të institucioneve, duhet të parandalohet përmes masave adekuate.

“Kjo nuk është rrugë e lehtë, megjithatë është më mirë që atë rrugë ta ndajmë së bashku me Unionin, përmes procesit të negociatave. Programi ynë do të përmbajë masa konkrete në pjesën e korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Luftën kundër korrupsionit duhet ta bëjmë së bashku me qytetarët, duke marrë parasysh gjitha vërejtjet nga misionet vlerësuese dhe duke implementuar praktikat më të mira evropiane” – tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.

Kovaçevski pretendon se, partia që ai drejton ka vizion të qartë për shtetin si vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe kanë plan të qartë si ta bëjnë atë.

“BE për ne është alternative e vetme në aspekt të asaj që nënkupton progres ekonomik, sigurim të ekonomisë, nënkupton drejtësi sociale dhe nënkupton përparim të demokracisë. Të mos harrojmë se, deri në vitin 2016 ishim shtet i kapur, pa media të lira dhe me administratë tërësisht të kompletuar, e cila keqpërdorej nga ana e DPMNE-së, parti e cila ishte në pushtet në atë kohë” – tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.

Nga ana tjetër, shtoi ai, VMRO – DPMNE nuk ofron asnjë plan për përparim të qartë në integrimet evropian dhe madje Kovaçevski akuzoi opozitën maqedonase se, po vazhdon politikën e Nikolla Gruevskit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share