Kontrolle në disa objekte hoteliere në Tetovë

Me datë 24.25.12.2022, në periudhën prej orës 23:30 deri në ora 04:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në zonën e Stacionit Policor Tetovë kanë kryer aksion kontrollues në objektet hotelierike për servim të alkoolit të miturve dhe prania e të miturve pas orës 00:00 në objekte hotelierike.

Gjatë kontrollit janë gjetur shtatë të mitur, njërit prej të cilëve ishte i shërbyer me pije alkoolike, në një lokal në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, në pronësi të personit N.P. (27) nga Tetova. Për shkeljet e konstatuara do të përgatiten parashtresat adekuate ligjore.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share