Kovaçevski: Maqedonia e Veriut nuk rrezikohet të destabilizohet

Ngjarjet të cilat ndodhën i dënoj fuqishëm dhe shpreh mbështetje të plotë për KFOR-in në të gjitha aktivitetet e ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Me shqetësim të madh e ndjekim situatën në Kosovë, dhe jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët tanë dhe partnerët strategjik, kumtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në faqen e tij në Fejsbuk.

“Lidhur me gjendjen e sigurisë në shtet, qytetarët mund të jenë të qetë – ajo është stabile, pa kurrfarë indikacione për çrregullime të mundshme. Të gjitha institucionet e angazhuara për siguri, e ndjekin gjendjen me vigjilencë. Njëherë, në pajtim me informatat e ndara mes shërbimeve zbuluese të sigurisë dhe aleatëve tanë në Aleancën e NATO-s, nuk ekzistojnë indikacione të cilat tregojnë prishje të sigurisë në Maqedoni të Veriut”, thekson kryeministri në kumtimin e tij.

Ai bëri thirrje për deeskalim të ngjarjeve në Kosovë dhe për vazhdim të dialogut dhe zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë të qetë dhe demokratike.

“Është kyç përshpejtimi i integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, kjo është mënyra e vetme për sigurim të përparimit dhe stabilitetit në rajon, si dhe ulje të ndikimit të palëve ë treta destabilizuese. Rajoni duhet të shkojë përpara, qytetarët meritojnë prosperitet, të ardhme më të mirë dhe standard më të mirë jetëson”, thekson Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share