Izet Mexhiti: Nuk na solli këtu inati e as lakmia, por na frymëzoi vullneti dhe koshienca

”Adem Demaçi nuk është vetëm vlerë e Shkupit, nuk është vlerë Shqiptare do kenë problem se është vlerë Evropiane që ia ka ndarë çmimin Saharov dhe kjo është përgjigja më e mirë për gjithë ata që janë ngrit kundër” – kështu e nisi fjalimin Izet Mexhiti në Promovimin e partisë së re, Lëvizja Demokratike, përcjellë Klan M.

Mexhiti mes tjerash tha se këtu nuk na solli lakmia por na frymëzoi vullneti.

”Nuk na solli këtu inati por koshienca, nuk na solli lakmia por na frymëzoi vullneti. Nuk u bashkuam për të qenë kundër por për të qenë prijës. Emri i partisë që po e Promovojmë sot e tregon se jemi në Demokraci të mirfilltë, prandaj si strukturë e Lëvizjes Demokratike dëshirojmë bashkarisht misionin ta mbartim mbi supet tona. Prania juaj e madhe sot e vërteton këtë” – tha Izet Mexhiti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share