Kovaçevski konfirmoi takimin e djeshëm me Zaevin dhe Ahmetin

“ENDE PO BËHEN ANALIZA PËR KOALICIONET PARAZGJEDHORE”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmoi se lajmin e djeshëm të Klan Maqedoni se është zhvilluar një takim i gjatë mes tij, ish kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Kovaçevski e interpretoi atë si një takim të zakonshëm dhe tha se mban kontakte të vazhdueshme me ish kryeministrin Zaev, ndërsa në takim e djeshëm është diskutuar për rrugën eurointegruese të vendit, si dhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në pranverë.

“Mbrëmë diskutuam për atë se si shteti duhet të përparojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Çdonjëri nga ne ndau përvojat e veta nga mandatet që ka pasur dhe normal diskutuam për atë se si do të duhej të duket pjesëmarrja e partive politike në zgjedhjet e ardhshme, kuptohet përmes prizmit të cilin e ka çdokush” – tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV – së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I pyetur nëse në takimi është vendosur do të shkojnë në koalicion parazgjedhor me BDI-në
Kovaçevski tha se po bëhen ende analiza.

“Po bëhen analiza se si në kuadër të koalicionit politik që do të kemi ne si LSDM momentalisht me partnerët tanë tradicional të koalicionit, me të cilët me të vërtetë arritëm të udhëheqim qeveri në një kohë jashtëzakonisht të vështirë, në katër vite të krizës, posaçërisht vitet e fundit dhe vlerësoj se shtetit i duhet një koalicion evropian e cila do të sigurojë, ardhmëri të sigurt evropiane për shtetin pa asnjë pasiguri, pa asnjë izolim” – tha Kovaçevski.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj. Partia e kryeministri Kovaçevski, LSDM, veç më ka filluar formimin e koalicionit parazgjedhor, që do të ketë në fokus integrimet evropiane të vendit dhe u ka bërë thirrje gjithë subjekteve politike që janë për të vazhduar kjo rrugë, t’i bashkohen këtij fronti. Megjithatë, BDI ende nuk ka sjellë vendim nëse në zgjedhjet e ardhshme do të garojë në një koalicion të përbashkët parazgjedhor me LSDM-në, apo do të garojë e vetme. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share