Kryeministri Kovacevski u shpreh i kënaqur Maqedonia është nikoqire e takimit të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në deklaratën pas takimvee me Borrell dhe Lajçak si dhe me Kurtin dhe Vuçiqin, siç përcjell KlanM, Kovaçevski inkurajon palët për arritjen e marrëveshjes. Ai përsëriti qëndrimin e tij, se vetëm me dialog duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet në Ballkan.
“Dialogu i hapur, i cili zgjidh çështje të hapura nga aspekte të ndryshme, ka një rëndësi të madhe për stabilitetin rajonal, ruajtjen e paqes dhe rrugën drejt një të ardhmeje të begatë, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin. Propozimi i BE-së është për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të kontribuar në stabilitetin e përgjithshëm. Unë personalisht inkurajoj palët që të jenë konstruktive dhe të kenë një ditë produktive. Këtu dua të shpreh mirënjohjen time edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha para mediave kryeministri Kovaçevski./KlanMacedonia