Postat e RMV-së: Sot grevë paralajmëruese

Pagat për shtatorin, në të kundërtën do të ndërpritet puna, kërkojnë punonjësit në Postat e RMV-së. Ata nga sot nisin me ndërprerje paralajmëruese të punës në kohëzgjatje prej gjysmë ore, informon Klan M.

Siç thonë punonjësit, ndërprerjet paralajmëruese, do të zhvillohen gjatë pushim gjysmëorësh me qëllim që të mos dëmtohen shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre, por nëse nuk marrin pagat paralalajmërojnë protestë para Qeverisë.

Greva e ardhshme është paralajmëruar për 29 Tetor. Postave të RMV-së I mungojnë 50 milion denarë. Nga Sindikata kanë thënë se në llogari kanë 15 milion denarë.

Udhëheqësia e Postës shpreson se Qeveria do t`u dalë në ndihmë që të sigurohen 50 milion denarët, në të kundërtën nuk do të ketë paga as gjatë periudhës së ardhshme, kurse protesta do të jetë e pashmangshme.

Në Postat e RMV-së janë të punësuar 2.000 persona. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share