Kovaçevski e pret me nderime shtetërore Presidenten e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 30 tetor (e hënë) 2023 në orën 09:00, ka pritur në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen, e cila arrin për vizitë zyrtare në Republika e Maqedonisë së Veriut me ceremoni zyrtare të pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Sipas agjendës për vizitën zyrtare të Presidentes së KE-së, von der Lajen në vend, menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes është paraparë takim kokë më kokë me Kryeministrin Kovaçevski, e më pas vijon takim dypalësh mes dy delegacioneve.

Në përbërjen e delegacionit maqedonas do të jenë Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit. dhe Lidhejve, Kaja Shukova, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Kovaçevski dhe Presidentja e KE-së Ursulla von der Lajen do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në Qendrën Medias të Qeverisë në orën 10:15.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share