Kostandinovksa-Stojçevska: Punojësit në kulturë e kanë marrë rrogën e marsit me rritje prej 12 për qind

 Punonjësit në kulturë e morën pagën e marsit me rritje për 12 për qind, tha ministrja e Kulturës, Bisera Konstandinovska-Stojçevska.

“Siç premtova, pagat e punonjësve në kulturë nga sot janë rritur për 12 për qind. Kjo Qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja shqetësohet njësoj për të gjithë. Nga viti 2019 deri sot, rritja e pagave në sektorin e kulturës është rritur në 52 për qind, me nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive”, thekson Kostandinovska Stojçevska.

Ajo theskoi se tash e dy vite po lufton për paga të larta për të punësuarit në kulturë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Suksesin nuk mundet askush ta ndërpresë. Pagat janë rritur dhe do të rriten sërish. Nuk ka asnjë palë të interesuar që është kundër rritjes së pagave, sidomos kur ligji për të cilin luftoi kjo Qeveri është në anën e punëtorëve të kulturës”, tha Bisera Konstandinovska-Stojçevska.

Kostandinovska-Stojçevska i vlerëson si lojë dhe manipulim parazgjedhor reagimet dhe protestat e Sindikatës së Punëtorëve të Kulturës (SPKM).

Mbi tre mijë punonjës në institucionet e kulturës kanë nisur sot protestën për shkak të mospagesës së pagës për muajin mars. Me përputhjen e pagave me pagën minimale në vend, paga e muajit mars duhet të rritet për 12 për qind.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share