NË 24 ORËT E FUNDIT 341 RASTE TË REJA
341 është numri i rasteve të reja të shënuara në 24 orët e fundit me COVID-19 në Kosovë.
Pos rasteve të shumta të prekura me Covid, është rritur dukshëm edhe numri i testimeve.
Në përqindje, pozitiviteti i rasteve karshi testimeve të mërkurën ishte 29.27.
Trendi rritës është regjistruar që nga mesi i qershorit.
Numri i rasteve aktive është rritur në 1.521.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë shtuar thirrjet për bartjen e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe për vaksinim.
ARBEN VISHAJ- DREJTOR I KLINIKËS INFEKTIVE
IKSHP-ja gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që kanë simptoma të ngjashme me Covid 19 të testohen.