Kosovë-Shqipëri: Synohet zbatimi i marrëveshjeve në fushën e drejtësisë

SË SHPEJTI ZBATIMI I MARRËVESHJES PËR SHTETASIT E KOSOVË TË DËNUAR NË SHQIPËRI

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Së shpejti do të nis zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për  shtetasit e Kosovës  të dënuar me dënime alternative në Republikën e Shqipërisë.

Këtë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Ulsi Manja gjatë vizitës së tij në Kosovë ku është takuar me homologen e  tij Albulena Haxhiu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Janë gjithsej 284 shtetas të Kosovës që paraqiten çdo muaj në shërbimin e provës në Shqipëri.

ULSI MANJA- MINISTËR I DREJTËSISË SË SHQIPËRISË
Pas zbatimit të marrëveshjes do të jetë Shërbimi Korrektues në Kosovë që do t’i mbikëqyrë dënimet alternative të shqiptuara nga gjykatat në Shqipëri.

Kosova dhe Shqipëria synojnë të zbatojnë të gjitha marrëvjeshjet e arritura në fushën e drejtësisë.

ULSI MANJA- MINISTËR I DREJTËSISË SË SHQIPËRISË

“ Jam i bindur që së bashku me Albulenën kemi bërë më të mirën e mundshme që bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive tona sa i përket çështjeve të drejtësisë të jetë në nivele të shkëlqyera”.
Shumë shpejt do ta konkretizojmë edhe njohjen reciproke të provimit të jurisprudencës.

ALBULENA HAXHIU- MINISTRE E DREJTËSISË SË KOSOVËS

Shumë shpejt pritet që të konkretizohet edhe  njohja reciproke e provimit të jurisprudencës. Është diskutuar edhe për  dhunën në familje në  baza gjinore kryesisht ndaj grave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share