Kosovë: Një person e ther veten me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Një person dyshohet se e ka therur veten me thikë, sot rreth orës 14 e 30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxhaj.“Më datë 11.07.2022. në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë, thikë. Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxhaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia ka reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share