Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të vrasjes makabre
Për më shumë se tre muaj kishte qëndruar e martuar për të kërkuar ndihmën e motrave për tu ndarë nga bashkëshorti pas dhunës së vazhdueshme të ushtruar ndaj saj.
Motrat e shtatzënes së vrarë ishin detyruar të kërkonin edhe ndihmën e policisë për të arritur të marrin motrën e tyre Hamiden nga ish burri i saj Sokol Halili.
Edhe pas ndarjes kishin vazhduar kërcënimet, madje ai kishte kërcënuar se do të vrasë atë, motrën e saj të vogël dhe dhëndrin me të cilët jetonte Hamidja.
Ndonëse kishte urdhërmbrojtje për të, ajo u vra në oborrin e QKUK-së.
Për këtë familjarët thonë se kanë dështuar të gjitha hallkan e shtetit të cilat i bënë përgjegjëse.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për për ofrimin e informatave për arrestimin e Sokol Halitit i dyshuar për vrasjen e ish bashkëshortes.
Policia ka gjetur në qytezën e Shtimës veturën me të cilën ka ikur i dyshuari. Ministrja e Drejtësisë ka paralajmëruar shkarkime sapo të vërtetohet dështimi në hallkat institucionale./KlanMacedonia
Raporti. Blerta Dalloshi Berisha
Kamera Denis Baruti