Lojtarët sulmojnë gjyqtarin që akordon 10 kartona të kuq, arrestohet agresori
Akte dhune të rënda në sfidën e futbollit të Ligës së tretë në Kosovë. Protagonistë janë bërë lojtarët e skuadrës së Arbanasit, të cilët sulmuan gjyqtarin e takimit në transfertën e Istogut. Arbanasit pretenduan për një penallti, por Diamant Hoti, gjyqtari kryesor nuk ishte i këtij mendimi.
Veprim që solli revoltën e lojtarëve mik, që solli edhe ndëshkimin e 10 futbollistëve me karton të kuq. Për të qetësuar situatën ndërhyri policia, e cila arrestoi në fushë edhe lojtarin që nisi të gjithë sherrin. Istogu po udhëhiqte me shifrat 3-2 deri në ato momente dhe nëse nuk do të kishte ndodhur sulmi ndaj gjyqtarit penalltia mund t’i jepte një pikë skuadrës së Arbanës.
Klan News