Kosovë: Kurti takon ambasadorët e QUINT-it

KURTI: BE-ja TË NDRYSHOJË QASJEN NDAJ BALLKANIT PERËNDIMOR

Një ditë pasi priti në zyrën e tij emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajcak, kryeministri Albin Kurti ka takuar edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Pas takimit nuk pati deklarata për media.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lajçak të enjten gjatë qëndrimit në Kosovës ka thënë se vëmendja e palëve në dialog duhet të jetë plotësisht në normalizim dhe zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Kryeministri Kurti të premten ka thënë se në dialogun me Serbinë, Kosova është konstruktive e kreative.

Ne do të donim shpejtim të dialogut, dhe implementim të marrëveshjeve të arritura deri më tani. E gjitha puna e bërë nga Prishtina dhe Beogradi duhet të përmendet, të gjitha janë përbërës kryesor për të arritur stabilitet

Sipas tij Bashkimi Evropian duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane.

Pas Kosovës Lajcak ka qëndruar të premten në Beograd  ku presidenti serb Aleksander Vuciq tha se ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share