Kosovë, Kurti: Serbët u dorëhoqën me urdhër të Beogradit

OPOZITA KËRKON UNITET NË RAPORT ME DIALOGUN ME SERBINË

Kryeministri Albin Kurti, në interpelancën e thirrur nga partitë opozitare për situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës ka thënë se ata u dorëhoqën me urdhër të Beogradit dhe sipas tij edhe betimin e kishin bërë me urdhër të Beogradit .

Sipas tij po të ishin të varur nga Lista Serbe, deri më tani do bëhej një mocion mosbesimi ndaj tij ndërsa situatën në veri e ka paraqitur si stabile.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I menjehershëm ishte reagimi i opozitës të cilët situatën në atë pjesë të Kosovës e quajtën humnerë politike.

Javën e kaluar Kosova dhe Serbia kanë arritur një pajtueshmëri për targat ndërsa ende serbët ende nuk janë kthyer në institucione  ndërsa serbëve u është bërë thirrje të bojkotojnë  zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna veriore me shumicë serbe.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share