Berisha: Protesta më 12 Nëntor në orën 16:00

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, kryetari i PD-së Sali Berisha është shprehur se protesta e 12 Nëntorit do të mbahet në orën 16:00.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha i ka ftuar të gjithë që të bashkohen në atë që kryedemokrati Berisha e quan “protesta më e fuqishme që ka njohur vendi ndonjëherë”.

Sali Berisha: Data 12 Nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjëherë. Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primareve në Shqipëri. Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet. Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka. Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë. Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë bashkëbisedimit online, kryedemokrati Berisha tha se pjesëmarrja në protestë është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës.

Sali Berisha: Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërise dhe të këtij vendi. PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe. Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 Nëntor. Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi. Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share