Kosova nuk tërhiqet për targat

Nisin qortimet për serbët, situata në veri e qetë

Nga mesnata e së martës ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë që t’u tërhiqet vërejtja serbëve lokalë që kanë tabela serbe. Qytetarët serbë të Kosovës që kanë tabela serbe në pikat kufitare me Serbinë marrin qortim në letër ku u sugjerohet t’i zëvendësojnë targat në RKS.

Gjithashtu në rrugët, kryesisht të veriut, Njësia Për Ndërhyrje të Shpejtë ndalon automjetet me targa ilegale dhe u jep atyre qortimin me shkrim.

Në ditën e parë të zbatimit të kësaj mase gjithçka ishte e qetë në veri. Po qytetarët serbë hezitonin të flisnin për media.

Ata pak që flasin thonë se qortimi nuk do të ndikojë që ata të konvertojnë targat.

A keni marrë qortim për targat?

“S’kam lidhje dhe nuk jam e informuar, nuk shikoj televizor”.

A do t’i ndërroni tabelat?

“Jo, jo, kurrsesi”.

Pse?

“I kam principet e mia, madje nuk as dokumente të Kosovës”.

Kjo masë do të vlejë për tri javë deri më 21 Nëntor kur edhe do të hyjë në fuqi vendimi për gjobitje. Lista Serbe ka paralajmëruar se kurdo që të jepet gjoba e parë atëherë serbët do të reagojnë ashpër. Ky vendim i qeverisë nuk i ka pëlqyer as Bashkisë Ndërkombëtare. Bashkimi Evropian dhe SHBA ia kishte kërkuar shtyrjen e vendimit, dhe jo shkallëzimin, edhe për një kohë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share