Kosova nënshkruan aplikimin për antarësimin në BE

KURTI: E ARDHMJA E KOSOVËS ËSHTË BRENDA BE-së

Ditë historike e kanë quajtur krerët e shtetit të Kosovës, nënshkrimin për aplikimin e Kosovës për të fituar statusin e kandidatit përanëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja vlerëson se me këtë veprim Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“14 dhjetor ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë.  Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion tonë, integrimit euro-atlantik”, tha ajo.

Aplikimi do ti dorëzohet presidencës Ceke tëe këshillit të BE-së në Pragë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq I cili përmes një video mesazhi ka thënë se “ka kërkuar nga Perëndimi që t’i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë”.

Ai ka përmendur marrëveshjet e Brukselit e të Ëashingtonit atë të Komunanovës, Selanikut dhe Rezolutën 1244.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share