Miratohen marrëveshjet e lëvizjes së lirë me letërnjoftime
Në Kuvendin e Kosovës dhe në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës janë miratuar marrëveshjet e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që pas hyrjes në fuqi, do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.
Më 8 Shkurt, Qeveria e Kosovës e kishte miratuar këtë marrëveshje. Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, marrëveshja mbetet të dërgohet tashmë për miratim Parlamentin boshnjak.
Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 Nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.
Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Sarajeva. Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.
Më 2014, Kosova vendosi masën reciproke sa i përket regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës.
Klan News