Korridori 8 dhe 10D: Kuvendi votoi nevojën që me procedurë të shkurtuar të miratohen ligjet

OPOZITA AKUZOI SE PO KEQPËRDORET FLAMURI EVROPIAN

Shumica parlamentare miratoi nevojën me procedurë të shkurtuar të miratohen pesë ligje që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Përkatësisht, deputetët miratuan propozim ligjet e propozuara nga Qeveria për ndryshim dhe plotësim të ligjit për përcaktim të karakterit strategjik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtim të korridoreve 8 dhe 10D, propozim ligjin për marrëdhënie pune, propozim ligji për planifikim urbanistik, propozim ligji për ndërtim, si dhe propozim ligji për shpronësim.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski, tha se me votimin e këtyre propozim ligjeve, shkel Rregulloren e Kuvendit.

“Sot para nesh gjenden pesë ligje që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridorev 8 dhe 10d, për të cilat kjo Qeveri vendosi për të disatën herë me radhë ta keqpërdor flamurin evropian. Kjo do të thotë se, do të pengohet debati si dhe do të kufizohet diskutimi i amendamenteve për këto ligje”, tha Nikolla Micevski.

Ndërkohë, deputeti Pavle Trajanov, akuzoi pushtetit se po tenton të fsheh veprimtaritë kriminele të marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve.

“Po punohet që të fshihen marrëveshjet korruptive të marrëveshjes së nënshkruar me “Bechtel dhe Enkën” dhe në thelb këto pesë ligje janë ligje për amnistimin e Marrëveshjes me “Bechtel dhe Enkën”, flasim për elemente korruptuese”, tha Pavle Trajanov.

Opozita nuk ishte prezentë në sallë gjatë votimit të këtyre propozim ligjeve. Pas votimit të rendit të ditës, propozimet ligjet duhet të shqyrtohen në Komisionin parlamentar për Çështje Evropiane pasi janë me flamur evropian, dhe më pas të kthehen në seancë plenare për votim./KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share