Koreja e Veriut lëshon raketa balistike ndërkontinentale pasi kërcënoi ShBA-në

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të dyshuar ndërkontinentale, raportojnë zyrtarët japonezë dhe koreano-jugorë.

Raketa me rreze të gjatë fluturoi për më shumë se një orë përpara se të ulej pranë ujërave japoneze të mërkurën në mëngjes.

Lëshimi i raketës nga Pheniani vjen pasi ai kërcënoi me hakmarrje ndaj, siç tha, inkursioneve të fundit të avionëve spiun amerikan mbi territorin e tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Akuzat nga Koreja e Veriut janë hedhur poshtë nga ShBA-ja, duke thënë se patrullimet ushtarake janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ndërsa, Koreja e Veriut ka lëshuar një numër rekord të raketave në vitin 2022, duke përfshirë ato që mund të arrijnë nga Koreja e Veriut deri në Amerikë.

Si përgjigje, ShBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë shtuar stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake rreth gadishullit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share