Kim i Koresë së Veriut zotohet t’i ‘mbajë duart’ me Putinin për bashkëpunim strategjik

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është zotuar se do t’i “mbajë duart” me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të forcojë bashkëpunimin strategjik për qëllimin e tyre të përbashkët për ndërtimin e një vendi të fuqishëm,Kim e bëri këtë premtim në një mesazh drejtuar Putinit duke shënuar Ditën Kombëtare të Rusisë, si dhe duke mbrojtur vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Drejtësia është e sigurt se do të fitojë dhe populli rus do të vazhdojë t’i shtojë lavdi historisë së fitores”, tha Kim në mesazhin e publikuar nga media shtetërore e vendit “KCNA”, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share