INSPEKTORËT PËR 72 ORË MBYLLIN KUZHINËN E KONVIKTIT – PRITEN REZULTATET
Inspektorë po marrin monstra të ushqimit në Shtëpinë studentore “Pellagonia” pas ankesave të sutudentëve se janë helmuar nga ushqimi që konsumojnë në kuzhinën e konviktit.
“Menza ne konvitin “Pellagonia” është mbyllur pasi që disa prej studentëve të këtij konviti janë helmuar, inspektorët siç mund ta shihni janë brenda dhe kanë marrë monstra nga ushqimi për të vërtetuar a janë helmuar studentët pikërisht nga ushqimi të cilin e konsumojnë këtu.
Maja studente e mjekësisë kishte shpëtuar pasi dje nuk hëngri në menzë, ndërsa fatkeqësisht pësuan shoqet e saja të dhomës.
“Shumë studentë po vjellin është shumë keq” – tha Maja Nikollovska.
Po ju?
U ndodhi edhe shoqeve të dhomës ndërsa unë dje nuk hëngra dhe nuk kisha probleme.
A jeni të kënaqur nga ushqimi?
Po fillimisht ishte super dhe isha e kënaqur ndërsa kohëve të fundit nuk është në rregull”
Drejtori i konviktit Agim Fejzullahu thotë që bëhet fjalë për 10 studentë të cilët janë ankuar por se ende nuk është konstatuar asgjë nga Agjencia e ushqimit.
“Të gjithë ata të cilët janë ankuar gjatë periudhës së konsumimit të ushqimit tonë deri në paraqitje kanë konsumuar ushqim edhe jashta objektit, kështu që ngelet ta shohim se çfarë do të konstatojë inspektprati cila është e vërteta” – tha Agim Fejzullahu.
Inspektorë nga Agjencia e ushqimit, Shëndetit publik dhe komunal monstrat e ushqimit të djeshëm i morën për të vërtetuar se a janë helmuar pikërisht nga ushqimi i djeshëm që u është servuar. Kuzhina e konviktit do të jetë e mbyllur 72 orë derisa nuk dalin rezultatet. Në këtë konvikt ka mbi 900 studentë të cilët paguajnë rreth 3 mijë denarë në muaj për gjumë dhe ushqim. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi