Kontrollorët e fluturimeve hoqën dorë nga greva për Vitin e Ri!

Greva e paralajmëruar e kontrolloërve të fluturimit të M-NAV për 25 dhjetor dhe 1 janar është anuluar – kanë deklaruar pas takimit të sotëm nga Sindikata e kontrollorëve të fluturimit.

Kontrollorët e fluturimit nuk do të jenë në grevë për vitin e ri, duke I dhënë shansin e fundit udhëheqësisë që të heqin dorë nga punësimet partiake.

Thonë se nuk do ta bllokojnë zgjedhjen e 8 operativëve të rinj në M-NAV për shkak të afatit të shkurtë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 “Pamë se me aktivitetet tona sollëm që zgjedhja e kuadrit të domosdoshëm operativ të pro;ongohet dhe se nuk mund të bëhet nëse vazhdojmë të insistojmë për ato 10 ditë pune për konkursin. Mbetemi në qëndrimin se duhet të bien dy kandidatët jo të rëndësishëm për punësim. Patëm opsione ose tërësisht të anulohen të gjitha punësimet ose të pranojmë paregullsitë nga ana e drejtorëve që sipas gjasave kanë vepruar qëllimisht që të mos kemi hapësira manovrimi” – ka deklaruar Kryetari I Sindikatës, Aleksandar Tasevski.

Tasevski theksoi se Sindikata do ta ndjek konkursin dhe do t`i vazhgojë procedurat e selektimit të kandidatëve, që të mos ketë parregullsi në këtë pjesë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share