Gjendja e rrugëve në vend – për dalje nga Maqedonia pritje deri 40 minuta në kufi

Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Bogorodicë për dalje nga vendi ka frekuencë të shtuar të automjeteve, ndërsa pritja është rreth 40 minuta, njofton LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve, përcjell KlanM.

Në pikat e tjera kufitare nga pala e RMV-së nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share