Gjatë mbrëmjes së kaluar (21/22.07.2022), nga ana patrulla të përbërë nga nëpunës policorë të Departamentit të Policisë së Uniformuar, Njësitit për Pozicionim të Shpejtë, Njësitit të Posaçëm për Përkrahje, Njësitit të Policisë Intervenuese dhe Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Prilep janë realizuar kontrollime ndaj personave dhe automjeteve në rajonin e Prilepit.
Gjatë kontrollit dy persona janë privuar nga liria. Te M.I. (31) nga Prilepi është gjetur marihuanë, kurse M.A. (44) nga Prilepi për arsye se është sjellur në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer detyra zyrtare. Për rastet është informuar Prokurori Publik, kurse personat janë në mbajtje në stacion policor për procedurë të mëtejme dhe pas dokuemntimit të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.Në intervalin kohor nga ora 21:00 deri më 04:00, Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizoi kontrollim të inensifikuar në territorine qytetit të Priepit për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 51 shoferë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Lexo gjithashtu
MF: Emetimi i 22-të i fletobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej 4.5 milionë eurove
Sot, Ministria e Financave realizoi emetimin e 22-të të fletobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej 4.5 milionë eurove,…
27.11.23 10:54
VMRO-DPMNE: Interpelancë për punën e Kryetares për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve
Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së ka ngritur interpelancë për kryetaren e komisionit për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska,…
19.10.22 11:36
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në mëngjes do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasdite vranësitë do të…
16.11.24 09:12