Kontratë faraonike në Arabinë Saudite

Jetë e re mes sheikëve për Kalidou Koulibaly! Mbrojtësi firmosi me Al Hilal për një super pagë, çka duket se ka qenë edhe arsyeja madhore për t’u larguar nga Chelsea. Diçka të tillë e ka pranuar vetë futbollisti, i cili për mediat italiane konfirmoi se dëshira për të ndihmuar familjen e shtyu për të pranuar ofertën prej 30 milionë eurosh në sezon.

Për gazetën ‘Corriere dello Sport”, 32-vjeçari tha se zgjodhi ekipin më të mirë në kampionatin arab të futbollit për t’i siguruar të ardhura të shumta jo vetëm familjes së tij, por edhe kushërinjve dhe shoqatës që ai ka ngritur në vendin e lindjes në Senegal.

Koulibaly u shfaq shumë i lumtur për fitoren e titullit kampion nga ana e Napolit, skuadrën me të cilën luajti në 8 sezone përpara se të kalonte në radhët e Chelsea. Por duket se paratë nuk kanë qenë gjithçka që bindën mbrojtësin për të firmosur në Arabinë Saudite.

Ndikuar edhe nga problemet fizike, senegalezi nuk bindi në Londër, duke përfunduar jashtë projektit të Chelsea dhe si rrjedhojë te Al Hilal, ai do të jetë ndër lojtarët kyç të skuadrës në sezonin e ri. Koulibaly ka firmosur deri në 2026 me klubin arab, që pagoi në arkat e Chelsea një shifër rreth 20 milionë euro. Al Hilal është klubi më i suksesshëm në Arabinë Saudite dhe Azi, duke fituar në total 66 trofe.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share