Liga e dytë: Voska Sport dhe Gostivari kualifikohen në Ligën e Parë, Vardari do luaj në balotazh

Janë zhvilluar sot takimet e javës së 29-të në Ligën e Dytë, ku tanimë janë zyrtarizuar dyn skuadrat që siguruan kualifikim në elitën e futbollit vendor.

Skuadra e Voska Sport para tifozëve vendas me një lojë ekzibicioonale dhe mjaftë efikase mundi Detonit Pllaçkovica me rezultat 5-3. Autor të golava për vendasit I shë shënuan Behar Feta 3 dhe Alen Jasharovski 2.

Në Gostivari ekipi vendas mundi lehtë Borecin e Velesit 4-0, autor të golave ishin Kalanoski 2, Fisnik Zuka e Krstevski nga një gol.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja derbi e dy ish skuadrave të ligës së pare Vardari – Pelisteri përfundsoi me barazim 1-1.

Arsimi i Çegranit në Strumicë mundi Bellasicën vendase 1-0, me një gol të vetëm të Lorik Lika.noi Besa në Vrapçishtë mundi Karaormanin 1-0 me golin që,e shënoi Ersin Shabani në minutën e 90-të ndeshjes
Kamenica Sasa mundi Lokomotivën 2-1 , Slloga Vinicë munjdi Ohri 3-0, ndërsa Teteksi në Tetovë shënoi fitore 4-2

Rezultatet e javës së 29-të
Gostivari – Boreci 4-0
Voska Sport – Detonit Pllaçkovica 5-3
Vardari – Pelisteri 1-1
Bellasica – Arsimi 0-1
Besa -Karaormani 1-0
Slloga – Ohri 2-0
Kamenica Sasa – Llokomotiva 2-1
Teteksi – Kozhufi 4-2
Tabela: 1. Vosdka Sport 72 pikë, 2.Gostivari 70, 3.Vardari 63, 4.Pelisteri 57, 5. Besa 48, 6.Detonit Pllaçkovica 47, 7.Arsimi 40, 8.Ohri 38, 9.Bellasica 35, 10.Karaormani 34, 11. KOzhufi 33, 12.Kamenica Sasa 30, 13.Teteksi 28. 14. Llokomotiva 27, 15.Slloga 25, 16.Boreci 2 pikë

Në xhiron e 30-të, takohen: Arsimi – Teteksi, Boreci – Voska Sport, Detonmit Pllaçkovica – Slloga, Karaormani – Gostivari, Kozhufi – Vardari, Llokomotiva – Besa, Ohri – Bellasica, Pelistyeri – Kamenica Sasa.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share