Kontrata prej sheiku e Mancinit, trajneri italian afër zyrtarizimit te kombëtarja e Arabisë Saudite

Do të firmosë për 3 vite

Roberto Mançini është një hap larg kombëtares saudite të futbollit.

Dy javë pas largimit të tij nga përfaqësuesja italiane, tekniku 58-vjeçar ka përparuar në bisedimet e tij me federatën saudite.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Italiani do të përfitojë 30 mln euro në një sezon, e do të firmosë kontratë deri në vitin 2026.

Detyra e tij do të jetë që ta udhëheqë përfaqësuesen drejt kualifikimit në Kupën e Botës.

Objektiv është edhe Kupa e Azisë, për të cilën Arabia është shumë e interesuar me trofeun që i mungon që prej vitit 1996.

Sipas Sportmediaset, Mancini ka negociuar me kombëtaren arabe që nga muaji Qershor, me zyrtarizimin që do të shpallet brenda pak ditësh.

Mançini pritet që të angazhojë në përfaqësuesen saudite edhe bashkëpunëtorët e tij te “të kaltrit”, Salsano, Lombardo, Nuciari, Battara, Gagliardi, Scanavino dhe ndoshta Oriali.

Ndeshja e parë e tij në stolin e Arabisë Saudite mund të jetë më 8 Shtator kundër Kosta Rikës.

Më 12 do të mbahet miqësorja tjetër kundër Koresë së Jugut , kurse në Nëntor nisin kualifikueset për Botërorin 2026.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share