Kontrata e Leao me Milan, portugezi ka firmosur deri në vitin 2028

Rafael Leao ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin e Milanit deri në vitin 2028.  Palët kanë hedhur firmën në kontratë, raporton gazeari i specializuar në merkato Fabrizio Romano. Portugezi do të përfitojë 5 milionë euro neto në vit, plus bonuset.

Ndërkohë që në kontratë ka një klauzolë shitjeje me vlerë 175 milionë euro.  Drejtuesit kuqezinj kanë arritur të blindojnë një prej sulmuesve më të mirë, që kishte ngjallur interesimin e shumë klubeve europiane.

Ai u bë pjesë e Milanit që nga viti 2019, ndërsa ka luajtur në total 127 sfida me kuqezinjtë, ku ka shënuar edhe 35 gola.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share