Konferencë Liga: Sonte mësohen ekipet që kualifikohen në fazën tjetër – Ballkanit i nevojitet fitore në Zagreb

Sonte në program janë ndeshjet e raundit të fundit në Ligën e Konferencës.

Tetë takime fillojnë në orën 18:45, ndërsa tetë tjerat në orën 21:00. Pas përfundimit të ndeshjeve do të mësohen emrat e ekipeve që do të kualifikohen në fazën tjetër. Ballkani i drejtuar nga trajneri Ilir Daja mbyll fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, ku kampionët e Kosovës janë mysafirë të Dinamo Zagreb. Matematika e mban ende në lojë

Ballkanin për një kualifikim të mundshëm, ndaj atyre u nevojitet që të përsërisin ndeshjen e parë, ku fituan në “Fadil Vokrri” në shifrat 2-0.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka pohuar se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë në Zagreb, por që nuk ka çfarë të humbasin si ekip. Takimi i fundit i Grupit C në Ligën e Konferencës mes Dinamos së Zagrebit dhe Ballkanit do të luhet sonte në orën 21:00.

Orari i ndeshjeve të sotme në Ligën e Konferencës

Me fillim në ora 18:45 , takohen:
Aberdeen – Eintracht Frankfurt
Fenerbahce – Spartak Trnava
Ferencvaros – Fiorentina
Genk – Çukariçki
Legia – AZ Alkmaar
Ludogorets – Nordsjaelland
PAOK – HJK
Zrinjski – Aston Villa

Në ora 21:00, takohen
Club Brugge – Bodo/Glimt
Dinamo – FC Ballkani
Lille – Klaksvik
Lugano – Besiktas
M. Tel Aviv – Gent
Slovan Bratislava – Olimpija Ljubljana
Viktoria Plzen – FC Astana
Zorya – Breidablik

Lexo gjithashtu
Total
0
Share