Kovaçevski: Bllokada e eurointegrimeve ka emër dhe mbiemër – VMRO DPMNE

OSMANI: FORCAT ANTIEVROPIANE PO MBAJNË PENG 2 MILIONË QYTETARË

Bllokada e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut ka emër dhe mbiemër ajo është VMRO – DPMNE, kështu ka deklaruar kryeministri, Dimitar Kovaçevski duke drejtuar gishtin te opozita maqedonase, si fajtor kryesor për mos hapjen e kapitujve të anëtarësimit.

Duke folur për samitin e BE-së, ai tha se konkluzionet e Këshillit të BE-së ishin se, Maqedonia e Veriut ka përfunduar me sukses procesin e skriningut dhe pasi të zbatojë amendamentet në kushtetutë menjëherë do të thirret konferenca e dytë ndërqeveritare për hapjen e kapitujve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mos hapjen e kapitujve, Kovaçevski e ka krahasur me samitin e NATO-së në vitin 2008, ku Greqia i vendosi veto anëtarësimit të vendit në NATO, për shkak të kontestit me emrin që kishin atëherë.

“Neve në Bruksel na është përsëritur viti 2008 – Bukureshti. Përkatësisht se partia e njëjtë politike bllokonte rrugën e Maqedonisë së Veriut në proceset euroatlantike edhe njëherë. Ato janë në qasje bllokuese tash më katër vite, ajo është deklaratë e tyre se kanë bllokadë aktive të gjithçkaje. Unë do të thosha se ajo është bllokadë e përkohshme, sepse shteti jonë do të bëhet anëtare e BE-së, njëjtë sikurse u bë anëtare e NATO-s”, tha Dimitar Kovaçevski.

Edhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka akuzuar opozitën maqedonase për bllokadën e hapjes së kapitujve.

“Urime Ukrainës dhe Moldavisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Sot mund të ishte një ditë për të festuar edhe këtu, për hapjen e kapitujve, por forcat e errëta antievropiane po mbajnë peng 2 milionë qytetarë. Edhe pak!”, tha Bujar Osmani.

Maqedonia e Veriut ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në vitin e kaluar, me çka edhe filloi procesi i negociata, po ashtu ka përfunduar edhe procesin e skriningut, megjithatë hapja e kapitujve nuk do të fillojë pa ndryshimet kushtetuese që duhet të bëjë vendi e me të cilat parashihet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

Procesi i ndryshimeve kushtetuese ka filluar në gusht, megjithatë opozita maqedonase kundërshton këto ndryshimeve, ndërsa pa mbështetjen e tyre, shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share