Komuna e Tetovës: Nuk ka pengesa, gjitha rrugët janë të kalueshmë!

Nga Komuna e Tetovës thonë se edhe pas reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme pasiqë ekipet janë në terren dhe po pastrojnë gjithë kohën, informon Klan M.

”Nuk ka pengesa, gjitha rrugët janë të kalueshmë! Ekipet e Komunës së Tetovës janë në terren për të pastruar rrugët pas rreshjeve të borës.

Është intervenuar në gjithë territorin e Komunës së Tetovës, në malësi dhe në qytet, për t’ju siguruar qytetarëve qarkullim të lirë dhe pa pengesa.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu, bëjmë thirrje deri tek qytetarët që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Situata për momentin është stabile dhe ne po e monitorojmë në çdo moment” – thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share