Hoda: Shumica e opozitarëve sot nuk janë opozitë, sa herë që është hapur porta për të qenë pjesë e pushtetit kanë hyrë në pozitë

Ish ushtari i UÇK-së, Besim Hoda i ftuar në eminisonin Klan Debat tha se brenda këtyre 8 vjetëve nuk ka pasur me plot kuptimin e fjalës opozitë, sepse shumica e opozitarëve të sotëm kanë qenë pjesë e pozitës sa herë që ju është dhënë mundësia.

“E mira e këtyre zgjedhjeve janë vetëm ndarja e dy kampeve pra në dy pole, por sa moral kanë brenda tyre nuk e di. Duke marrë parasysh që disa prej bartësve të listave kanë pasur më herët poste të larata në vend. Uroj që t’u eci gjithshka mbarë, dhe të kemi një emancipin politik, duke u nisur nga vokabulari politik që kemi dëgjuar ndaj njëri tjetrit, ndërsa sot janë bashkë, dhe nga fjalët që kanë përdorur mund të turpërohen, por kjo mund edhe të kalohet duke i ndihmuar njerëzit që ata i kanë prlrahur. Këta që janë në opozitë kanë qenë gjysmën e kohës në opozitë, gjysmën në pozitë, konkretish sa her që është hapur porta për të qenë pjesë e pushtetit kanë hyrë, dhe janë akomoduar brenda saj kur kanë kaluar në pozitë”, tha Hoda.

Ai gjithashtu tha se koalicionimi i BDI-së me pakicat kombëtare të vendit është një hap që do tÇi kushtojë BDI-së votën shqiptare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tani kemi një strukturë si BDI-ja e cila ka kaluar në caqet e bashkimit të të gjitha komuniteteve, për shkak se me vetë preambulën e ndryshuar me marrëveshjen e Ohrit bëhen pjesë edhe pakicat. Unë mendoj se me këtë vendim që BDI-ja ka marrë mud të humbasë votën e shqiptarëve. Nuk pajtohem me Valonin kur tha që ne kemi arritur të kemi një kryeministër shqiptar, kjo ishte thjesht për ta shfytëzuar atë atë për kampanjë elektorale dhe jo për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët për kryeministër”, tha Hoda./tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share