Komuna e Tetovës: Gjimnazi pa rrymë – të na kthehen kompetencat!

Komuna e Tetovës ka kërkuar nga MASH-i kthimin e kompetencave për Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, për shkak se, siç thuhet, problemet në këtë shkollë nuk janë zgjidhur edhe pas gjysmë viti nga marrja e kompetencave të Komunës, përcjell KlanM.

“Sot nxënësit u kthyen në shtëpi për shkak të çkyçjes së rrymës dhe llogarive të papaguara. Kjo është si rezultat i paaftësisë së këtij institucioni dhe MASH-it, të cilët disa herë deklaruan se do t`i paguajnë llogaritë për vazhdimin normal të mësimit. Por, ndodh e kundërta. Komuna e Tetovës nuk ka kompetenca as në Gjimnazin e Tetovës, e as në procesin e emërimit dhe menazhimit, për shkak se MASH-i mori kompetencat nga pushteti lokal. Kërkojmë që MASH-i ta zgjidh problemin ose t`i kthejë ingerencat dhe përfundimisht ta zgjidhim problemin me borxhet dhe me kallëzimet për drejtorin e gjimnazit” – kanë thënë nga Komuna e Tetovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë për dy ditë mbeti pa energji elektrike dhe për shkak të mungesës së ngrohjes nuk ëhstë mbajtur mësimi.

Drejtorja Teuta Llalla ka njoftuar se rryma elektrike është çkyçur nga EVN-ja për shkak të borxhit të papaguar.

Sot pasdite, sërish është mundësuar furnizimi me rrymë I Gjimnazit të Tetovës./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share