Arrestohet personi që i ndihmoi Palevskit, pas vrasjeve, të arratiset nga RMV-ja

Prokuroria ka konfirmuar se sonte është privuar nga liria edhe një person tjetër, siç percjell KlanM, për shkak se i ka ndihmuar të dyshuarit të parë, Lupço Palevskit, pas kryerjes së vrasjes së 14-vjecares, Vanja Stojcevska.

“Prokuroria ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masës paraburgim afatshkurtër 48-orësh kundër 46-vjecarit nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer – Ndihmë për kryerësin pas veprës penale për të cilën parashikohet dënimi me burg të përjetshëm” – thonë nga Prokuroria.

“Dyshimet se I dyshuari ka kryer veprën penale dalin nga dëshmitë e Byrosë për Siguri Publike, Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor, dorëzuar në SPB-Shkup ku thuhet se I dyshuari ka ndihmuar personin ndaj të cilit është shpallur fletarrest ndërkombëtar më 02.12.2023, më datë 02.12.2023 është regjistruar në vendkalimet kufitare – hyrje në Bullgari në Vendkalimin Kufitar “Kalotina” dhe dalje nga Bullgaria bë VK “Kapitan Andreevo” drejt Turqisë. Të dy regjistrimet janë me makinën e tipit “Land Rover” që drejtohej nga I dyshuari” – thonë nga Prokuroria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Personi është privuar nga liria dhe policia me të ka zhviluar bisedë informative./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share