Komuna e Prizrenit/ Ali Ahmeti shpallet qytetar nderi i Prizrenit!

Këshilli komunal i Prizrenit nënjë ceremoni të organizuar, ka shpallur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin për qytetar nderi.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se sot është një moment i rëndësishëm dhe se vetë vepra e Ali Ahmetit flet.

Sipas tij, Ahmeti gjatë karrierës së tij politike, ka qenë një faktor i rëndësishëm jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në politikën e rajonit.

Prandaj ai tha se ka pranuar pa asnjë dilemë, për të shpallur atë qytetar nderi.

“Pse është e rëndësishme të nderohet Ali Ahmeti? Sepse vetë vepra e tij flet. Një jetë në funksion të demokratizimit të proceseve në rajon, një jetë në funksion të interesave të kombit shqiptar në rajon. Më tepër se kaq nuk duhet të thuhet sepse kjo është e mjaftueshme në njëfarë mënyrë”, tha Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit.

Duke falenderuar kryetarin Totaj dhe asambleistët komunal, kryetari Ahmeti tha se lidhja e Prizrenit na e ka mbajtur shpirtin gjallë, edhe pas lidhjes.

“Ne vërtetë lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë, edhe pas lidhjes. Na e ka mbajt shpirtin gjallë sepse na mësoi se si të mos etemi të ndërtojmë program deri në çlirim sepse vet lidhja e Prizrenit ishte një platformë për zhvillimin e tokave shqiptare. Na mbajti gjallë mesazhi në Prizren”, tha Ali Ahmeti.

Gjatë ceremonisë, përveç kryetarit të komunës fjalë rasti patën edhe përfaqësues të të gjitha partive politike në Kosovë si dhe përfaqësues nga partitë e komunitetit turk dhe boshnjak./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share