Gratë në RMV përballen me ideologji patriarkale!

KONFERENCË PËR FUQIZIMIN E GRAVE NË RMV

Universiteti I Evropës Juglindore në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare për barazi gjinore Hekima nga Sllovakia organizuan konferencën përmbyllëse në kuadër të projektit për fuqizimin e gruas në sipërmarje.

Sfidat e grave në botë janë të ngjajshme, thanë panelistët, por ajo që karakterizohet për vendin tonë janë vlerat tradicionale thellësisht të rrënjosura dhe ideologjitë patriarkale të cilat shpesh paraqesin sfida të konsiderueshme për emancipimin shoqëroro-kulturor të plotë të grave.

Avni Arifi, menaxher I fondacionit të Evropës Juglindore dhe qendrës për biznes dhe inovacion,  thotë se ky projekt ka pasur për qëllim fuqizimin e grave në Pollog.

“Në kuadër të projektit kemi organizuar edhe aktivitetete tjera që kanë pasur për qëllim fuqizimin e grave në Pollog përmes dhënies së trajnimeve të 20 ekipeve të grave sipërmarrëse, ku në fund të projektit 13 javor, tre biznese, tre idetë më të mira, të gjeneruara nga gratë, janë përkrahur edhe financiarisht”, tha Avni Arifi.

Një shqetësim tjetër që u përmend ishte edhe përfaqësimi I grave në kapacitetet e vendimmarrjes, sidomos në sektorin publik – u shprehën folësit nga fusha të ndryshme ku pjesëmarrës ishin profesorë, udhëheqës institucionesh, gra sipërmarrëse dhe aktivistë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share