Komuna e Gostivarit investoi mbi 100.000 euro në asete të reja të NP “Komunalec”

Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike “Komunalec” promovoi makineritë dhe asetet e reja të ndërmarrjes “Komunalec”.

Ky projekt përfshin mbi 100.000 euro në investime në makineri dhe asete me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale për qytetarët.

50 kontenjerët të cilët do të shpërndahen lokacione të ndryshme, dy kamionët për mbledhjen e mbeturinave si dhe makina speciale për pastrimin e rrugëve do ta lehtësojnë më shumë punën e mirëmbajtjes së higjienës publike.

U bëjmë thirrje qytetarëve që në kontejnerë të hedhin mbeturinat, të mos hedhin materiale ndërtimore dhe gjëra të forta në mënyrë që ta mirëmbajmë higjienën publike, thonë nga Komuna.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share