Komandanti ukrainas alarmon: Trupat e Koresë së Veriut po përgatiten të luftojnë krah atyre ruse

North Korea’s leader Kim Jong Un greets participants of the first workshop of the commanders and political officers of the Korean People’s Army (KPA) in Pyongyang, North Korea in this image supplied by North Korea’s Korean Central News Agency on July 30, 2021. KCNA via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. REUTERS IS UNABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THIS IMAGE. NO THIRD PARTY SALES. SOUTH KOREA OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN SOUTH KOREA. – RC2OUO9PLAWI

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Syrskiy, ka thënë se trupat koreanoveriore janë duke u përgatitur për të luftuar përkrah ushtrisë ruse.

”Kemi marrë raportime të shumta se ushtarët e Koresë së Veriut janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në operacione ushtarake përkrah forcave ruse”, shkroi Syrskyi në Facebook të shtunën, transmeton klankosova.tv.

Ai i bëri këto komente pas një bisede me Christopher Cavoli, gjeneralin e lartë amerikan, i cili udhëheq Komandën Evropiane të SHBA-së.

Syrskyi tha se gjendja në vijën e frontit të luftës gati 1 000-ditëshe me Rusinë mbetet “e vështirë dhe tregon shenja të përshkallëzimit”.

Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut dhe më pas autoritetet amerikane thanë se 3.000 trupa koreanoveriore kishin mbërritur në bazat stërvitore ruse në fillim të tetorit, dhe deri në 12.000 ushtarë – afërsisht sa katër brigada – mund të dërgohen përfundimisht në konfliktin në Ukrainë.

Një diplomat i lartë ukrainas sipas REL, tha se zhvendosja e tyre po udhëhiqet nga tre gjeneralë dhe rreth 500 oficerë.

Inteligjenca e ushtrisë ukrainase ka raportuar se Rusia i ka pajisur ushtarët koreanoveriorë afër kufirit ukrainas me armë luftarake, përfshirë pushkë sulmuese, raketa anti-tanke dhe granatahedhës.

Megjithatë, ende ka dyshime rreth aftësive luftarake të koreanoveriorëve dhe se çfarë ndikimi do të ketë prania e tyre në fushën e betejës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share