Stuhia e borës godet verilindjen e SHBA-së

13 milion njerëz mbetën nën paralajmërim, mijëra fluturime anulohen, mbyllen edhe shkollat

Një stuhi e fuqishme me rreshje të dendura bore ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-së verilindore.

Rreth 13 milionë njerëz mbetën nën paralajmërim për stuhinë. Mbi 1,500 fluturime janë anuluar për shkak edhe të erës së fortë. Të paktën 130,000 shtëpi dhe biznese në Pensilvani, Nju Xhersi dhe madje disa në Nju Jork dhe Neë England, kanë mbetur pa energji elektrike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Stuhia nisi si fillim në Oqeanin Atlantik Verior me erëra deri në 100 km/h. Një person humbi jetën në Pensilvani për shkak se një pemë ra në makinën e tij, ndërsa shkollat dhe disa institucione janë mbyllur deri në përmirësimin e situatës. Më shumë se 2,000 kamionë dhe borëpastruese janë vendosur në dispozicion për të pastruar rrugët.

Ngricat kanë bërë gjithashtu udhëtimin e rrezikshëm në disa zona duke shkaktuar aksidente automobilistike në Boston po ashtu edhe në Nju Jork. Në disa zona autoritetet i bënë thirrje njerëzve që të shmangin udhëtimet për shkak edhe të mjegullës.

Ndërkaq në Australi një stuhi e fortë me rreshje të dendura shiu goditi Melburnin. Në Victoria mijëra banorë humbën energjinë pasi një termocentral i madh u mbyll për shkak të stuhisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se një person humbi jetën dhe një zjarrfikës u plagos. Shërbimet e trenave në Melburn u pezulluan dhe të paktën 10 shkolla dhe dhjetëra qendra të kujdesit për fëmijët u mbyllën. Në perëndim të shtetit, zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar tre zjarre.

Byroja e motit të Australisë parashikoi temperatura nga 20 gradë Celsius dhe erëra mesatare, por paralajmëron se rreziku nga stuhia ende nuk ka përfunduar.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share