Kolla e keqe/ Hospitalizohen pesë foshnje dhe një fëmijë

Në periudhën nga 1 deri më 7 mars janë regjistruar 50 raste të reja me kollë të madhe. Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetësisë Publike, shumica e rasteve janë raportuar në Shkup – 43, në Tetovë – tre, një në Koçan, Kavadar, Kumanovë dhe Manastir. Nga rastet e reja, pesë janë shtruar në spital. Bëhet fjalë për katër foshnja nën moshën një vjeç dhe një fëmijë nga gru pmosha një deri në katër vjeç.

Mosha e pacientëve shkon deri në 40 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grup mosha e fëmijëve nga 10 deri në 14 vjeç.

Deri më 7 mars, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 173 raste të kollës së madhe. Prej tyre, 102 raste (d.m.th. 58.0%) nuk janë vaksinuar, nuk janë vaksinuar plotësisht sipas moshës ose nuk ka dëshmi të vaksinimit, thuhet në raport.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga të sëmurët janë shtruar 33 persona (19.0%) dhe 28 (84.8%) prej tyre të moshës deri në 4 vjeç.

Sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundjet Infektive, nga e hëna, kopshtet nuk do të pranojnë fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar me di-te-per, ndërsa Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar njoftoi përforcim të kontrolleve inspektuese./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share