Kokaina e konfiskuar në Greqi: PTHP – hetime për katër persona!

“DY NË PARABURGIM PREJ 30 DITËVE, DY TË TJERË NË PARABURGIM SHTËPIAK”

Dje, në orët e pasditës, Prokurori Publik nga PTHP-ja për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit solli urdhërin për të zbatuar procedurë hetimore kundër katër personave, që sipas kallëzimit penal të MPB-së, ekzistojnë dyshime se kanë kryer veprën penale “Prodhim i pautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike”.

Prokuroria Publike përmes komunikatës njofton se si rezultat i bashkëpunimit dhe këmbimit të informacioneve me Drejtoratin për luftë kundër drogës nga Selaniku – Greqi, është konstatuar se nga fillimi I vitit 2022 deri më 08 Maj 2023, të dyshuarit si anëtarë të grupit ndërkombatër kriminal, duke bashkëvepruar me shtetas të Greqisë dhe Shqipërisë, kanë organizuar furnizim dhe transport të paautorizuar të drogës – kokain nga Ekuadori I Amerikës Jugore deri në Selanik Greqi, njofton KlanM.

Sipas Prokurorisë, secili anëtar ka pasur rolin e tij gjatë furnizimit, transportit dhe deponimit të drogës.

Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana për arratisje, për fshehjen e dëshmive dhe ndikimit ndaj dëshmitarëve, sic njofton KlanM,  Prokuroria Publike gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale – Shkup, I ka dorëzuar masën e paraburgimit për të dyshuarit. Prokuroria thotë se Gjykata pjesërisht ka pranuar propozimin dhe dy të dyshuarve u është përcaktuar paraburgimi prej 30 ditëve, derisa për dy të tjerë paraburgim shtëpiak.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, sic percjell KlanM, dje njoftoi se është shkatërruar një grup i organizuar kriminal ndërkombëtar dhe është parandaluar kontrabanda e 105 kilogramëve kokainë në Greqi. Sipas MPB-së nga liria janë privuar 10 persona, 7 shtetas të Greqisë dhe 3 të Shqipërisë, derisa në vendin tonë ishin arrestuar 4 persona.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share