Kodra e Diellit/ Sezoni i dështuar i skijimit – turizmi veror si alternativë!

Në kushte të mungesës së dëborës, qendra e skijimit “Kodra e Diellit” tashmë ka nis me analizat fillestare për implikimet e sezonit të dështuar.

Drejtori Adem Avziu tha se ky sezon, përkundër pritjeve, rezultoi të jetë më i pasuksesshëm se i kaluari, që në parktikë do të thotë se gjatë këtij dimri pati vetëm 14 ditë skijimi.

“Është evident fakti që ky sezon është I dështuar për shkak të kushteve klimatike, mungesës së borës në shtigjet e skijimi…1.43.30 dëmet ekonomike do jenë të mëdha pasi ne nga ajo veprimtari sigurojmë edhe rrogat e të punësuarve, shpenzimet fikse.. 1.44.10 ne jemi pjesë e elektranave të RMV si kompania më e madhe dhe për të gjitha kompanitë që janë nën elektranat e RMV, bordi udhëheqës solli vendimin që të paktën rrogat e punëtorëve dhe shpenzimet fikse ti mbulojë firma amë”, tha Adem Avziu.

Por, mbetet dilema se si do të duket në të ardhmen turizmi dimëror, nëse merren parasysh paralajmërimet e ekspertëve se për shkak të ndryshimeve klimatike, borë do të ketë gjithnjë e më pak.

A është koha që në Kodrën e Diellit të mendohet për turizmin alternativ, atë të verës. Por, sipas drejtorit, duhen investime.

“Në trasë të njëjtë por do të ndërtohet komplet gondola e re, nga themelet, shtyllat e deri te kabinat të modernizuara të cilat tashmë do mbajnë nga 12 apo 15 veta për dallim që kanë qenë nga 4 veta…është planifikuar në trasën e njëjtë pasi është shumë më lehtë…distanca në vijë ajrore është 7 km dhe ka zgjatur diku 45 minuta por tash me mjetet e sofistikuara për 15 minuta je atje..1.50.40 masterplani parasheh edhe zhvillimin e Kodrës së Diellit në turizmin veror.”, tha Adem Avziu.

Për shkak të sezonit të dështuar, rezultate negative janë regjistruar edhe në aspekt të tërheqjes së turistëve, sikurse në kapacitete akomoduese, poashtu edhe të vizitorëve në qendrën e skijimit./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share