Kërkimet për shtetasin e tretë të RMV-së të zhdukur në ujrat e detit grek, vazhdojnë ende

Një turist në plazhin e Katerinit në Greqi ka gjetur një palë pantallona të shkurtra plazhi të ngatërruara me alga deti, i ka fotografuar por nuk i ka marrë nga bregu i detit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Informacioni për identifikimin e rrobave banje që i ngjajnë personit të zhdukur na solli në brigjet e Katerinës. Mbërritëm në vendngjarje dhe me ndihmën e ekipit të shpëtimit Pieria – DOP, të cilët na dhanë skafin, kërkuam zonën deri në deltën e Axios, por më kot, njoftoi kreu i misionit të shpëtimit OFKAT, Hristos Ramos.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për kërkimin e deritanishëm të Martinin, janë angazhuar shërbimet bregdetare greke me shpëtimtarë, anije dhe dronë, në Halkidiki janë mobilizuar edhe shtetas maqedonas të cilët vullnetarisht i janë bashkuar kërkimit.

Martin u zhduk 13 ditë më parë nga plazhi i Mitit në Poseidi, ndërsa dy miqtë e tij Vasil dhe Ivan u shpëtuan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share