“27 prilli”: Kërkohet që rasti të merret nga Gjykata e Hagës

KËRKOHET PËRJASHTIMI NGA RASTI I PROKURORIT PUBLIK

Në seancën e sotme publike të Gjykatës së Apelit për ngjarjet e 27 Prillit, përfaqësuesi i të akuzuarit Vladimir Atanasovski ka kërkuar përjashtimin e Prokurorit Publik, Prokurorisë së lartë Publike dhe Prokurorit Publik Republikan. Avokati Jordan Apostolski, gjykatës I ka dorëzuar dokumente se Atanasovski me qëllim është “harruar” në burg. Informacionet I kanë marrë nga informatori.

Xhirimet ku pretendohet se dëgjohet zëri I Prokurores Vilma Ruskovska, hyjnë në procesin gjyqësor për lëndën “Organizatorët e 27 Prillit”. Me këtë, avokatët e ish-Drejtorit të DSK-së, Vladimir Atanasovski, kërkojnë përjashtimin e Prokurorisë nga rasti, kurse lënda të dorëzohet për procedurë tek Prokurori I Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.

“Kemi dëshmi që para do kohe i kemi marrë nga informatori, kurse janë publikuar në media. Këtu janë dëshmitë ku Prokuroria Publike thotë se me qëllim Atanasovski është vënë në paraburgim dhe është harruar, kurse këtë e tregon edhe konstatimi ynë në hetime. Kërkojmë që kjo lëndë penale t`i dorëzohet Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë për shkak se bëhet fjalë për vepër penale që hyn në kompetencat e saj”, deklaroi Jordan Apostoloski-avokat.

Ndryshe, muaj më parë, nëpër rrjete sociale ishte publikuar një audio-xhirim ku pretendohet se është i ish-Prokurores për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovskës,  e cila gjatë një bisede me një person tjetër, përmend emrin e Vladimir Atanasovskit, duke thënë se “e kam vënë në paraburgim dhe e kam harruar dy muaj”.

Ish-funksionarët, Trajko Veljanovski, Mile Janakievski, Spiro Ristovski dhe ish-Drejtori I DSK-së, Vladimir Atanasovski u dënuan me gjithsejt 25 vite burg për organizimin e ngjarjeve të 27 Prillit 2017, për cënimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share