“Koalicione mbi baza ideologjike e jo etnike” – Xhelal Neziri: Performanca e kryeministrit shqiptar mund ta ndryshojë skenën politike

Sado simbolike të jetë si pozicion, kryeministri teknik shqiptar mund të luajë rol të rëndësishëm, sipas Xhelal Nezirit, në riformatimin e skenës politike dhe mënyrës së koalicionimeve në të ardhmen.

“Nëse do të kemi një kryeministër shqiptar dhe ai kryeministër performon më mirë se kryeministrat tjerë, atëherë nuk do të jetë më çështje ose material për t’i frikësuar maqedonasit se nëse një shqiptar do të vijë në ndonjë pozitë të rëndësishme shtetërore do të bëjë hata. Pra do të merret si normalitet, i cili me pastaj mund ta ndryshojë komplet skenën politike në Maqedoninë e Veriut. E kam fjalën për krijimin e koalicioneve parazgjedhore mbi baza ideologjike, jo mbi baza etnike”, tha mes tjerash analisti Xhelal Neziri në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share